Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Yakini e vlerëson atraktiv grupin me Serbinë

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin e ka vlerësuar atraktiv grupin në Ligën A të Ligës së Kombeve. Shorti i tërhequr të enjten në Paris ka përcaktuar që Zvicra të jetë në grupin 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve së bashku me Spanjën, Danimarkën e Serbinë.

Me shumë interes priten ndeshjet me Serbinë.

“Një grup atraktiv që përfshin elemente të ndryshme të futbollit me Spanjën, Danimarkën e Serbinë. Danimarka është ekip i fortë dhe tashmë e njohim Spanjën e Serbinë nga e kaluara e afërt. Sfidë e mirë të luajmë ndaj këtyre ekipeve. Si në vitet e kaluara, mund të luajmë ndaj më të mirëve në Ligën A dhe të zhvillohemi tutje”, ka thënë Yakin për sajtin zyrtar të federatës zvicerane.