Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka vlerësuar lartë paraqitjen e Xherdan Shaqirit ndaj Anglisë. Zvicra të shtunën mbrëma humbi 2:1 në “Wembley”, ndërsa Shaqiri asistoi në golin e helvetikëve.
“E keni parë Xherdanin që ai është në ritmin e duhur. Ai ka shfaqur shumë entuziazëm për lojën. Ai është shquar sidomos në pozitën e mesfushorit qendror”, ka thënë Yakin për “blick”, të dielën.
“Ai ka përgatitur golin në mënyrë të shkëlqyeshëm. Sidomos në pjesën e parë Shaqiri ishte vendimtar në paraqitje tonë të mirë. Ai kishte disa lëvizje të mirë. Kjo është saktësisht ajo që dua të shoh nga Xherdani”, ka shtuar Yakin.
Pritjet nga Shaqiri janë të mëdha te Zvicra. Këtë e pranon edhe selektori Yakin.
“Në sistemin tonë, Shaqiri del në lojën e tij. Mund të presim edhe më shumë prej tij në ndeshje”, ka thënë Yakin.