Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Yakin: Graniti do t’ia dalë gjithkund

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin ka folur edhe për lëvizjen që Granit Xhaka mund ta bëjë gjatë verës së këtij viti.

Është raportuar se Xhaka do të largohet nga Arsenali në drejtim të Bayer Leverkusenit.

Yakin ka thënë se Xhaka mund t’ia dalë gjithkund.

“Nuk shqetësohem për të. Ai e di se çfarë ka në Londër. Ai e di se çfarë bën. Graniti do t’ia dalë gjithkund, nëse shkon aq larg”, ka thënë Yakin në konferencën për media pas publikimit të listës së lojtarëve për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” që Zvicra i luan në qershor.

Artikuj të ngjashëm