Erza Muminoviq ka arritur në çerekfinale të Kampionatit Evropian për juniorë që po mbahet në Luksemburg.
Muminoviq, që garon në kategorinë deri 52 kilogramë, në luftën e parë e mposhti me ippon spanjollen Marina Diez Castello, ndërsa në rrethin e dytë e ndali britaniken Sian Bobrowska, po ashtu me ippon. Në çerekfinale ajo do të ketë përballë rusen Liliia Nugaeva.
Sot ka garuar edhe Fationa Kasapi në kategorinë deri 57 kilogramë. Ajo në luftën e parë u ndal nga austriakja Lisa Grabner.
Kosova në Evropianin e juniorëve po përfaqësohet me Muminoviqin dhe Kasapin.