Xhudistja kosovare Erza Muminoviq ka arritur në çerekfinale në Kampionatin Evropian për junior që po mbahet në Çeki.
Muminoviq, që garon në kategorinë deri 52 kilogramë, kaloi në 1/8 e finales pa luftë, ndërsa në këtë fazë mposhti ukrainasen Olha Kalnytska me “ippon” pas 2:38 minutave luftë. Në çerekfinale do të përballet me gjermanen Nicole Stakhov. Sot garoi edhe Debora Gjakova, në kategorinë deri 57 kg, që u ndal në rundin e parë nga italianja Chiara Zuccaro.
Po ashtu në Evropian do të garojë edhe Dardan Cena në kategorinë deri 73 kg.
Artikuj të ngjashëm
-
E bronzta evropiane e Erzës, shenjë se ajo mund të kthehet në rrugën e sukseseve
-
Erza Muminoviqi garon për të bronztën në Evropianin U23
-
Dy medalje për xhudistet kosovare në Kupën Evropiane në Slloveni
-
Erza e pesta në Evropianin U23
-
Fazliu në finale të Evropianit U23 në xhudo, Muminoviq lufton për të bronztën