Erza Muminoviq është renditur e pesta në Kampionatin Evropian U23 të xhudos që po mbahet në Sarajevë.
Në luftën për vend të tretë, Erza u mposht nga gjermanja Annika Wurfel.
Lufta e kategorisë deri 52 kilogramë shkoi në kohën shtesë, ndërsa Erzës i kushtoi një moment pakujdesi.
Dueli ishte i fortë, ndërsa dy xhudistet kanë kërkuar hedhjet.
Erza Muminoviq e nisi ditën me fitore ndaj spanjolles Marina Diez Castello.
Në luftën e dytë humbi nga hungarezja Roza Gyertyas. Në luftën e parë të repesazhit e mposhti zviceranen Manon Monnard.
Edhe
Erza fiton medaljen e bronztë evropiane
Erza ka suksese kulmore te junioret dhe kadetet, por është në kërkim të shpërthimit te të rriturat. Është 20 vjeçare.
Të premten garoi edhe Dardan Cena. Ai u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 73 kilogramë. E mposhti spanjolli Javier Pena Insausti.