Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhudistja nga Kosova, e Artë në Kupën Panamerikane për kadetë

Erza Muminoviq ka fituar medaljen e artë në Kupën Panamerikane që është mbajtur sot në Panama.

Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se Muminoviq të gjitha luftërat i ka fituar me ippon dhe ka siguruar 100 pikë në ranglistën botërore të xhudisteve.

Kjo Kupë shërbente si garë kualifikuese për Lojërat Olimpike për të rinj

“Medaljet u caktua ti ndaj ambasadorja jonë në Panama Zana Zeqiri Rudi,e cila sot ishte krejt ditën afër Erzes dhe Fatosit”, ka shkruar Kuka.

“Erza luftërat i fitoj me Ippon dhe shënoj 100 Pikë në Ranglistën Botërore. Faleminderim i veçantë Ambasadores dhe gjithë shqiptarëve prezent në palestër sot”, ka shkruar ai.