Erza Muminoviq ka siguruar medaljen e radhës për xhudon kosovare nga garat ndërkombëtare.
Ajo të dielën fitoi medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për juniorë që po mbahet në Athinë. Për medalje të bronztë, Erza e mposhti izraeliten Ruth Lavy. Erza fitoi me Ippon, pas dënimeve ndaj izraelites. Muminoviq garoi në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo fillimisht e mposhti greken Martha Papastergiou.
Më pas fitoi ndaj turkes Humeyra Seras. Në gjysmëfinale e ndali xhudistja e Serbisë, Nikolina Nisaviq. Për 19-vjeçaren nga Peja kjo është medalja e parë këtë vit. Ajo vlerësohet shpresë e madhe e xhudos kosovare. Në grupmosha të reja ka fituar shumë medalje tashmë.