Xhudistja Fationa Kasapi (-57kg) është bërë nënkampione ballkanike U18 në Bihaq të Bosnjës dhe Hercegovinës, bën të ditur Federata e Xhudos përmes faqes zyrtare.
Në ndeshjen e parë mposhti garuesen nga Rumania, Florentina Ivanescu, transmeton Koha.net. Kurse në ndeshjen e dytë ajo e mposhti turken, Sila Korkmaz.
“Në gjysmëfinale Kasapi e mposhti garuesen nga Bosnja dhe Hercegovina, Andoima Regoje. Ajo në finale u mposht nga garuesja tjetër turke, Ozlem Yildiz, për t’u stolisur me medaljen e argjendtë”, thotë Federata e Xhudos.
