Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhudisti Dardan Cena nënkampion ballkanik për kadetë

Xhudisti i ri Dardan Cena sot ka shënuar një sukses të madh në garat për kadetë që po mbahen në Bosnje.

Cena, që është pjesë e klubit “Polici”, ka arritur të rrëmbejë medaljen e argjendtë në Bihaq, transmeton Koha.net. Këtë sukses të tij e ka konfirmuar Driton Kuka, që edhe e ka uruar.

“Dardan Cena nënkampion ballkanik për kadetë. Shënoi tri fitore e pësoi në finale, suksesi më i madh i Dardanit në karrierën e tij. Ai paralajmëroi karrierë të suksesshme. Urime për të, trajnerin e tij Antonin dhe klubin Polici”, ka shkruar Kukan në Facebook.

Ai ka thënë se nesër në kategorinë 57 kilogramë do të garojë Fationa Kasapi.