Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhudistët kosovarë rrëmbejnë 10 medalje në Kampionatin Ballkanik, 5 të arta

Xhudistët kosovarë kanë shënuar edhe një sukses të jashtëzakonshëm në garat ndërkombëtare.

Në Kampionatin Ballkanik për të rritur që është zhvilluar sot në Tiranë xhudistat nga Kosova kanë qenë superiore duke rrëmbyer dhjetë medalje, gjysma prej të arta, transmeton Koha.net.

“Kosova fitoi plot 10 medalje. 5 medalje të arta, 3 të argjendta 2 të bronzta një vend i pestë”, ka shkruar Driton Kuka në Facebook.

Kampion Ballkanik janë shpallur sot:

48 kg Erza Muminoviq

Edhe Nëntë medalje për Kosovën në Ballkanikun e xhudos Luftarake Nëntë medalje për Kosovën në Ballkanikun e xhudos

52 kg Distria Krasniqi

57 kg Flaka Loxha

63 kg Laura Fazliu

100 kg Shpati Zekaj

Nënkampion Ballkanik:

57 kg Fatjona Kasapi

Edhe Xhudo, Kosova me gjashtë medalje në Kampionatin Ballkanik Sport Xhudo, Kosova me gjashtë medalje në Kampionatin Ballkanik

66 kg Korab Morina

73 kg Selim Berisha

Medalje të bronzta:

66 kg Fisnik Hyseni

90 kg Andi Artani

Edhe Fillim pozitiv i vitit për xhudon kosovare Luftarake Fillim pozitiv i vitit për xhudon kosovare

Një vend i pestë:

81 kg Arbër Kullashi