Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhemajli shënon në barazimin e Vaduzit

Arbenit Xhemajli ka shënuar një gol për skuadrën e Vaduzit.

25-vjeçari, që ka një paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës, ia siguroi pikën skuadrës së Vaduzit që barazoi me Lausannen 1:1 të dielën, ia siguroi në minutën e 87-të. Ishte ndeshje e xhiros së 30-të.

Ai iu bashkua skuadrës së Vaduzit nga Sunderlandi anglez në verën e vitit të kaluar.

Ishte goli i tij i dytë në 18 ndeshje të luajtura në rangun e dytë të futbollit të Zvicrës.

Vaduzi në pozitën e tetë ka 31 pikë, kurse Lausanne në vendin e tretë ka 52 pikë.

Artikuj të ngjashëm