Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhemaili shënon “hat-trick” në fitoren 15:0 të Zvicrës

Riola Xhemaili ka shënuar tre gola në fitoren e thellë 15:0 të Zvicrës kundër Moldavisë. Xhemaili u inkuadrua në pjesën e dytë ndërsa shënoi golin e nëntë në minutën e 53-të. Golin e dytë e shënoi në minutën e 75-të, që ishte i 12-ti për Zvicrën, kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 81-të, që ishte edhe goli i 14-të për “helvetiket”. Zvicra do të paraqitet në plejofin e Kupës së Botës për futbolliste.

Përfundoi e dyta në grupin G me 25 pikë. Vendin e parë me dy pikë më shumë e zuri Italia.

Ndërkohë, Kosovare Asllani ka asistuar në fitoren e Suedisë me rezultatin 5:0. Ajo asistoi në golin e parë të fitores së suedezeve ndaj Finlandës me shifrat 5:0. Golin e parë suedezet e shënuan në minutën e 17-të, ndërsa Asllani luajti deri në minutën e 60-të. Suedia kualifikohet në botëror si e para e grupit A.