Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhemaili me Zvicrën kualifikohet në Botëror

Riola Xhemaili

Zvicra e ka siguruar në sekondat e fundit kualifikimin në Botërorin e vitit ardhshëm, që mbahet në Australi dhe Zelandë të Re. Zvicra shënoi golin e fitores në minutën e 120-të. Zvicra fitoi 2:1 ndaj Uellsit në Letzigrund të Zuerichut dhe do të jetë në Botërorin e vitit 2023. Ishte kjo ndeshja e plejofit për Kupën e Botës për futbolliste. Golin e dytë për Zvicrën në sekondat e fundit e shënoi Fabienne Humm.

Për Zvicrën realizoi edhe Ramona Bachmann. Goli nga Bachmann ishte i barazimit 1:1 në minutën e 45-të. Për Uellsin golin e shënoi Rhiannon Roberts.

Sulmuesja e Freiburgut, Xhemaili 19-vjeçare, ka qenë pjesë e Zvicrës edhe në Evropianin që u zhvillua gjatë këtij viti. Ajo në ndeshje ndaj Uellsit u inkuadrua në minutën e 75-të.