Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhemaili luan 20 minuta në fitoren e Zvicrës

Riola Xhemaili ka hyrë në lojë si zëvendësuese në fitoren e Zvicrës.

Zvicra në konkurrencën e femrave të premten mbrëma fitoi 2:0 në udhëtim te Kroacia në ndeshjen kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Xhemaili u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të.

Zvicra në Grupin G pozicionohet në vendin e dytë me 22 pikë. Prinë Italia me 24 pikë.

Ndeshjen e fundit të fazës grupore, Zvicra e luan të martën në shtëpi ndaj Moldavisë.

Edhe Xhemaili shënon dy gola në fitoren e Zvicrës Futboll Xhemaili shënon dy gola në fitoren e Zvicrës

Ende e ka të hapur kualifikimin direkt në Botërorin që vitin tjetër mbahet në Zelandën e re dhe në Australi.

Vendi i dytë dërgon në plejof.