Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhemaili mbetet te Zuerichu deri në vitin 2023

Të pensionohesh nga futbolli me titull të ligës, është ëndërr e secilit futbollist. Për Blerim Xhemailin 35-vjeçar, një gjë e tillë është duke u bërë realitet.

Por, ish-reprezentuesi i Zvicrës e ka pasionin e madh për futbollin dhe nuk pritet që ai të tërhiqet nga futbolli sivjet.

Veterani i mesfushës e feston ditëlindjen e 36-të më 12 prill.

“Nuk ka përfunduar ende asgjë. Edhe nëse vjen titulli, nuk dua të ndalem, dua të luajë edhe një sezon”, ka thënë Xhemaili në një intervistë dhënë për gazetën zvicerane “Blick”.

Arsyeja pse ai pritet të luajë edhe një vit tjetër është forma e mirë fizike.

Edhe Pensionohet Blerim Xhemaili Sport Pensionohet Blerim Xhemaili

“Fizikisht mund të luajë edhe tre apo katër vite të tjera. Nuk kam ndonjë problem”, ka thënë Xhemaili.

Skuadra e Zuerichut tashmë ka vazhduar kontratat me Mirlind Kryeziun, reprezentuesin 25-vjeçar të Kosovës, si dhe me mesfushorin Antonio Marchesano 31-vjeçar, përfshirë edhe kapitenin dhe portierin Yanick Brecher, 28-vjeçar.