Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili thotë se ende nuk po mendon të tërhiqet nga futbolli, pasi ende po argëtohet.
Xhemaili 35-vjeçar aktualisht është pjesë e Zuerichut.
“Nuk mendoj ende për pensionim. Nuk ndjej ndonjë presion për të marrë një vendim shpejt. Gjithmonë kam thënë, do të luajë derisa të kem kënaqësi në këtë. Tash jam duke u kënaqur. Fizikisht mund të luajë edhe tri-katër vjet, nuk kam ndonjë ankesë. Por nuk i dihet se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Xhemaili për gazetën zvicerane “Blick”.
Ai ka thënë se mendon të bëjë karrierë ne menaxhment.
“Momentalisht nuk jam i interesuar për një karrierë si trajner. Më tepër e shoh veten në menaxhment. Në një klub apo edhe i vetëpunësuar”, tha Xhemaili.
Ai ka vlerësuar lartë suksesin e Zvicrës, që u kualifikua në Botërorin 2022 në Katar. Vet nuk është tërhequr ende nga përfaqësuesja.
“Pse duhet ta bëjë këtë? Unë jam i mendimit që nga kombëtarja nuk duhet të tërhiqesh, sepse në një moment nuk do të thërrasin. Kaq është, nuk ke pse tërhiqesh”, tha Xhemaili.