Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhemaili lirohet nga Bologna për të kaluar në klubin e ri

Blerim Xhemaili do të mungojë në tri ndeshjet e fundit të Bolognas sivjet në Serie A, në mënyrë që të nisë karrierën e tij në Amerikë për klubin Montreal Impact.

Të dy klubet udhëhiqen na Joey Saputo dhe transferimi ishte arritur vitin e shkuar.

“Sky Sport Italia” ka konfirmuar se mesfushori shqiptar Xhemaili do të lirohet të largohet nga klubit për të nisur ushtrimet me ekipin e ri.

Reprezentuesi i Zvicrës pritet të largohet nga Italia në fund të muajit prill.

Ai është top-golashënuesi i klubit sivjet me tetë gola në 29 paraqitje.