Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka titullar në një tjetër fitore të Leverkusenit

Leverkuseni ka shënuar një tjetër fitore në Bundesligën gjermane, ndërsa Granit Xhaka ishte titullar.

Xhaka luajti deri në minutën e 79-të në fitoren 3:0 të Leverkusenit në udhëtim te Mainzi, në ndeshjen që u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së gjashtë.

Edhe Brajan Gruda ishte titullar te Mainzi ndërsa luajti deri në minutën e 76-të.

Autogoli i Sepp van den Berg i dha epërsinë Leverkusenit në minutën e 18-të, kurse Alejandro Grimaldo në minutën e 59-të dhe Jonas Hofmann në minutën e 65-të, shënuan dy golat tjetër.

Leverkuseni në gjashtë ndeshje ka 16 pikë, kurse Mainzi i fundit ka një pikë.