Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka titullar, Leverkuseni rreshton fitoren e radhës

Kishte dyshime nëse Granit Xhaka do të jetë titullar për shkak se ka katër kartonë të verdhë dhe mund të mungonte ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e radhës, nëse do të ndëshkohej edhe një herë tjetër.

Megjithatë, trajneri Xabi Alonso vendosi që ai të jetë në 11-shen e parë dhe Xhaka ishte i kujdesshëm.

Të shtunën, Xhaka luajti deri në minutën e 88-të, në fitoren e Leverkusenit 2:0 në udhëtim te Darmstadti.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 20-të të Bundesligës.

Nathan Tella i shënoi dy golat e fitores, në minutën e 33-të dhe të 52-të.

Edhe Xhaka titullar në një tjetër fitore të Leverkusenit Sport Xhaka titullar në një tjetër fitore të Leverkusenit

Klaus Gjasula ishte në bankën rezervë te vendësit.

Leverkuseni vazhdon të kryesojë në tabelën e Bundesligës me 52 pikë, dy më shumë se Bayern Munichu.