Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka synon titullin me Leverkusenin

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka synon titullin e kampionit në Gjermani me Bayer Leverkusenin.

Ai ka theksuar se nuk do t’i bashkohej Leverkuseni nëse nuk do ta kishte për synim titullin e kampionit të Gjermanisë. Xhaka 30-vjeçar iu bashkua Leverkusenit këtë verë nga skuadra e Arsenalit. Leverkuseni e ka nisur mirë sezonin. Leverkuseni dhe Bayerni janë skuadrat e vetme që kanë shënuar tri fitore në po aq ndeshje të luajtura në Bundesligë.

Image

“Klubi dhe Xabi Alonso më kanë thënë më parë se çfarë roli duhet të kem. Dhe kjo përputhet saktësisht me cilësitë e mia, pikat e mia të forta. Po të kishte pasur një plan tjetër, nuk do të më shihnit këtu. Ndihem shumë rehat këtu, gjithashtu në fushë me djemtë. Më pranuan shumë mirë”, ka thënë Xhaka për “Kicker” të mërkurën. Xhaka aktualisht është i grumbulluar me Zvicrën për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”.

Të shtunën luan ndaj Kosovës në Prishtinë, ndërsa më 12 shtator kundër Andorrës, në kuadër të grupit I.