Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka: Ne luftojmë për njëri-tjetrin

Mesfushori Granit Xhaka është i kënaqur me shumëçka që ka treguar Bayer Leverkuseni deri tash në Bundesligë.

Ai ka thënë se Leverkuseni po luan si grup i bashkuar.

“Ne vërtet po tregomë fytyra krejtësisht të ndryshme për momentin. Edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, ne jemi atje bashkë, duke luftuar për njëri-tjetrin, duke motivuar njëri-tjetrin”, ka thënë ish-mesfushori i Arsenalit. Leverkuseni është lider i Bundesligës me 22 pikë, një më shumë se përcjellësi i parë Stuttgarti dhe dy më shumë se Bayernit që mban vendi ne tretë. 31-vjeçari është lider i mesfushës së Leverkusenit.

Ka luajtur në të gjitha tetë ndeshjet e edicionit aktual në Bundesligë dhe dy ndeshje në Ligën e Evropës. Ka luajtur edhe një ndeshje për Kupë të Gjermanisë. Ai iu bashkua Leverkusenit nga Arsenali verën e këtij viti. Me klubin gjerman ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028.

Artikuj të ngjashëm