Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka si zakonisht, ndëshkohet me të kuq

Granit Xhaka e ka lënë me 10 lojtarë Arsenalin në sfidën e parë gjysmëfinale kundër Liverpoolit në Carabao Cup.

Xhaka u ndëshkua me karton direkt të kuq, pasi bëri ndërhyrje të rrezikshme ndaj sulmuesit Diogo Jota në minutën e 24-të.

Për Xhakën, kjo është hera e pestë që ndëshkohet me karton të kuq që kur erdhi tek Arsenali në sezonin 2016/17. Në këtë periudhë, asnjë lojtar i Premier League nuk është “skuqur” më shumë se reprezentuesi zviceran.

Aktualisht, rezultati i ndeshjes është 0:0.