Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka shënon në fitoren e Arsenalit ndaj Unitedit

Granit Xhaka e ka shënuar golin e parë në edicionin aktual. Xhaka të shtunën gjatë ditës shënoi në Premier League pas 22 ndeshjeve të luajtura dhe në një ndeshje shumë të fortë.

Arsenali mposhti skuadrën e Manchester Unitedit në derbi, 3:1, në kuadër të xhiros së 34-rt të Premier Leagues, ndërsa Xhaka e realizoi golin e tretë. Arsenali me këtë fitore mban gjallë shpresat për të zënë vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Nuno Tavares në minutën e tretë shfrytëzoi mundësinë që iu dha, ndërsa Bukayo Saka në minutën e 32-të e dyfishoi epërsinë nga penalltia. Cristiano Ronaldo e ngushtoi epërsinë pas rikthimit në skuadër, dy minuta më vonë, kurse në pjesën e dytë Bruno Fernandes humbi penalltinë.

Rezultatin final e vulosi Xhaka me gjuajtje të fuqishme, 20-të minuta para fundit. Ishte fitorja e dytë e Arsenalit brenda katër ditësh.