Granit Xhaka ka zënë sërish vend në ekipin më të mirë të xhiros në Bundesligë. Revista e madhe gjermane, Kicker, ka përfshirë Xhakën në ekipin më të mirë të xhiros së 24-t, që u zhvillua në fundjavë.
Mesfushori kosovar është përfshirë për herë të dytë rresht dhe për herë të katërt këtë edicion.
Xhaka u shqua në mesfushën e Bayer Leverkusenit në fitoren 2:0 ndaj Koelnit. Ai kishte saktësi prej 94 për qind në 113 tentimet për të pasuar te bashkëlojtarët. Ndaj Xhakës u shkaktua një faul serioz nga jan Theilmann, që u ndëshkua me karton të kuq.
Xhaka po e udhëheq Leverkusenin drejt titullit të kampionit.
Artikuj të ngjashëm
-
Asistim mjeshtëror i Xhakës në fitoren e Leverkusenit
-
Xhaka për herë të tretë në ekipin e xhiros në Bundesligë, përgatitet për derbin e zjarrtë
-
Xhaka titullar, Leverkuseni rreshton fitoren e radhës
-
Xhaka pritet të jetë në bankën rezervë për herën e parë te Leverkuseni
-
Xhaka e Leverkuseni të pandalshëm në Bundesligë