Mesfushori Granit Xhaka shpreson që ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, të marrë një karton të verdhë në ndeshjen kundër Andorrës të shtunën dhe të mungojë kundër Zvicrës tri ditë më vonë.
Këtë dëshirë e ka shprehur të enjten mesfushori i Arsenalit në një intervistë dhënë gazetës zvicerane "Blick".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja ndërmjet kampiones në fuqi të Evropës, Portugalisë dhe Zvicrës, që luhet në Lisbonë, është e fundit e ciklit eliminator për "Rusia 2018" dhe pritet të vendosë për lideren e grupit, e cila siguron direkt pjesëmarrjen në Botëror. Vendi i dytë në grup siguron ndeshjet e barazhit, transmeton Koha Ditore.
Zvicra aktualisht mban vendin e parë me 24 pikë, ka fituar të gjitha tetë ndeshjet, kurse Portugalia është e dyta me 21 pikë në Grupin B. Ka fituar shtatë ndeshje dhe ka humbur atë kundër Zvicrës.
Por, para se të përballen me njëra-tjetrën, Zvicra dhe Portugalia të shtunën do të kenë edhe nga një ndeshje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.