Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri s'do fanellën e Ronaldos, por fitoren ndaj tij

Xherdan Shaqiri nuk është i interesuar për fanellën e Cristiano Ronaldos, por për tri pikët ndaj Përfaqësueses së Portugalisë në ndeshjen e fundit të ciklit eliminator për Kampionatin Botëror "Rusia 2018", ka shkruar të mërkurën "Blick".

Përfaqësuesja e Zvicrës, më 10 tetor në Lisbonë, do të përballet me Portugalinë në ndeshjen vendimtare të Grupit B që pritet të përcaktojë liderin e këtij grupi. Aktualisht, Zvicra prinë me 24 pikë pas tetë fitoreve në po aq ndeshje, derisa Portugalia që është kampione e Evropës, zë vendin e dytë dhe ka tri pikë më pak të tubuara, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tri ditë parë këtij dueli, Zvicra do të luajë në shtëpi kundër Hungarisë, kurse Portugalia do të jetë mysafire e Andorrës. Ndeshja kundër Portugalisë për Shaqirin do të jetë e veçantë edhe për një arsye tjetër, pasi atë ditë mesfushori i Stoke Cityt mbush 26 vjet. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.