Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të paraqiten nga minuta e parë te Zvicra në përballjen kundër Portugalisë. Ndeshja luhet nga ora 20:45 dhe i takon grupit të dytë të Ligës A të Ligës së Kombeve.
Zvicra është e fundit në grup pa pikë në tri ndeshjet e para.
Portugalia është e para me shtatë pikë, ndërsa Spanja në vendin e dytë me pesë, derisa Çekia në vendin e tretë me katër pikë