Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka për Wengerin: Ëndërr të luaja për ju

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka falënderuar trajnerin e tij tek Arsenali, Arsene Ëenger, ndërsa thekson se ishte një ëndërr e vërë realitet të ishte nën menaxhimin e francezit.

Është konfirmuar sot se Arsene Wenger nuk do të jetë më trajner i Arsenalit, skuadër të cilën e ka menaxhuar më tepër se 20 vjet, transmeton Koha.net.

“Një ëndërr e bërë realitet ishte të luaja për ju, dhe nder të ju kisha trajner. Faleminderit trajner, një legjendë e madhe. Tani duhet të përfundojmë këtë sezon së bashku në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ta përfundojmë me një trofe më shumë”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Artikuj të ngjashëm