Granit Xhaka është në mesin e lojtarëve më të mirë të edicionit aktual në Bundesligë, sipas votave të publikut.
Faqja zyrtare e Bundesligës gjermane ka hapur votim për 11-shen më të mirë të stinorit vjeshtor, përkatësisht pas 16 ndeshjeve të luajtura.
Dhe Xhaka nuk ka munguar në formacion.
Përveç Xhakës, në 11-shen më të mirë të pjesës së parë të edicionit janë edhe portieri Gregor Kobel, mbrojtësit Jeremie Frimpong, Mats Hummels, Kim Min-Jae e Alejandro Grimaldo.
Në mesfushë përkrah Xhakës janë bashkëlojtari i tij, Florian Wirtz dhe Xavi Simons, ndërsa më së shumti vota në fazën e sulmit patën Leroy Sane, Harry Kane dhe Serhou Guirassy.
Edhe
Xhaka vazhdon statistikat mbresëlënëse
Xhaka ka zhvilluar 16 ndeshje të Bundesligës, ndërsa ka vrapuar më shumë se çdo lojtar tjetër i elitës gjermane, gjithsej 189.7 kilometra.
Ai pati po ashtu më së shumti prekje të topit, 1767 gjithsej, ndërsa pasimet i kishte me saktësi prej 93%.