Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka, lojtari që vrapon më së shumti në Bundesligë

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, është futbollisti që ka vrapuar më së shumti në edicionin aktual të Bundesligës gjermane.

Xhaka është i pari në këtë statistikë sipas faqes zyrtare të Bundesligës. Ai ka vrapuar 226.7 kilometra.

Përcjellësi më i afërt i Xhakës është Lennard Maloney i Heidenheimit, me 225.2 kilometra, dhe Alejandro Grimaldo, bashkëlojtari i Xhakës te Bayer Leverkuseni, me 221.7 kilometra.

Në top 10-she është edhe mesfushori i Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj. Ai zë vendin e shtatë me 210.5 kilometra të kaluara duke vrapuar në fushë.

“Ai është gjithandej. Distanca më e madhe e mbuluar në Bundesligë – Granit Xhaka (226.7km)”, ka shkruar Leverkuseni të mërkurën në Facebook.