Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka kritikon taktikat e Yakinit

Granit Xhaka luajti për 90 minuta te Zvicra të enjten mbrëma në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Zvicra në ndeshjen hapëse të edicionit të tretë të kësaj gare u mposht me rezultatin 2:1 nga Republika e Çekisë.

Përzgjedhësi Murat Yakin luajti me formacionin 4-4-2, por mesfushori shqiptar pati kritika rreth kësaj renditjeje.

“Trajnerët e dinë lojën time. Kam luajtur në këtë pozitë edhe te Arsenali, por jo gjithmonë. Kemi humbur shumë topa në pjesën e parë dhe nuk kemi funksionuar mirë. Ishim shumë larg nga kundërshtari jonë”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes.

Zvicra është e fundit në Grupin 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve. Prin Republika e Çekisë me tri pikë, ndërsa Portugalia e Spanja kanë nga një pikë.