Mesfushori Granit Xhaka i mungoi Zvicrës në miqësoren që e fitoi të mërkurën mbrëma 2:1 ndaj Greqisë, për shkak se ditën e ndeshjes rezultoi pozitiv me koronavirus pas testit të bërë.
Në Federatën e Futbollit të Zvicrës, kanë bërë të ditur se Xhaka është lojtar i vetëm i ftuar nga përzgjedhësi Murat Yakin që nuk ishte i vaksinuar apo nuk kishte kaluar koronavirusin.
Në fakt, federata ka thënë se Xhaka ka refuzuar të vaksinohet dhe kjo është e drejta e tij.
“Granit Xhaka nuk ishte i vaksinuar. Ai është një lojtar që nuk është i vaksinuar. Ne ia lamë këtë secilit lojtar, është një vendim personal i secilit lojtar - ashtu si çdo person tjetër në Zvicër. Ne kemi lëshuar një rekomandim që të gjithë të vaksinohen. Por ai vendosi për veten e tij personalisht. Dhe kjo është gjithashtu e drejta e tij për të mos u vaksinuar”, ka thënë Adrian Arnold, shefi i komunikimeve në federatën zvicerane. E pas kësaj, kanë ardhur edhe reagimet e shumta nëpër rrjetet sociale, në të cilat Xhaka është kritikuar ashpër. Madje, disa kanë thënë se ai nuk e meriton shiritin e kapitenit te Zvicra për shkak se është treguar një shembull i keq që ka refuzuar të vaksinohet.
“Xhaka është një herë e dëshmoi se përfundimisht nuk është shembulli i duhur dhe se nuk e meriton shiritin e kapitenit, pavarësisht se sa mirë luan futboll”, ishte njëri prej reagimeve.
Madje, disa kanë shkuar edhe më larg duke thënë se federata zvicerane nuk duhet t’i lejojë në fushë futbollistët që nuk kanë marrë vaksinën.
E për këtë ka folur edhe drejtori i Klinikës Infektive të Prishtinës, Arben Vishaj që është kontaktuar nga e përditshmja zvicerane “Blick” pasi është një adhurues i madh i futbollit. Vishaj është habitur kur ka mësuar se Xhaka nuk është vaksinuar.
“Çka, Xhaka nuk është i vaksinuar? Të famshmit duhet të jenë shembuj. Nuk e di arsyen se përse nuk është vaksinuar, por ndoshta nuk është i informuar mirë për benefitet e vaksinimit. Është e rëndësishme që njerëzit me ndikim të përkrahin gjërat e mira, në këtë rast shëndetin”, ka thënë Vishaj.hte lojtari i vetwm qw nuk ishte vaksinuar apo kaluar COVID-19.