Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka komenton shortin: Jo aq i keq

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka bërë një postim lidhur me shortin për Botërorin “Katari 2022”. Zvicra sërish përballet me Serbinë.

Katër vjet më parë Xhaka kishte shënuar gol, ndërsa në fund Zvicra fitoi 2:1 ndaj Serbisë.

Zvicra e ka edhe Brazilin në grup, njëjtë si katër vjet më parë.

“Jo aq keq”, ka shkruar Xhaka në postimin në “Instagram” ku e ka paraqitur fotografinë me ekipet e grupit G.