Pasi i mungoi Zvicrës në miqësoren ndaj Greqisë të mërkurën mbrëma, kapiteni Granit Xhaka nuk do të jetë në gjendje të luajë as ndaj Italisë e Irlandës së Veriut, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Edhe në testin e dytë PCR të bërë të enjten, Xhaka ka rezultuar pozitiv me koronavirus sikurse të mërkurën, në ditën e ndeshjes ndaj Turqisë.
Për shkak se është i infektuar me koronavirus, Xhaka nuk do të jetë në gjendje ta ndihmoj Zvicrën në dy ndeshjet e rëndësishme eliminatore në kuadër të Grupit C.
Përzgjedhësi Murat Yakin, ka reaguar menjëherë duke e ftuar të enjten Fabian Frein pas mungesës së Xhakës.
Krahas Xhakës, Zvicra është edhe pa Xherdan Shaqirin, i cili nuk ishte i gatshëm për lojë edhe pse ishte në listën për duelet e këtij muaji.