Granit Xhaka do të udhëheqë në fushë Zvicrën ndaj Anglisë. Nëse ka pasur dyshime për atë se a do të jetë Xhaka i gatshëm, ato janë larguar të premten. Në stërvitje Xhaka ka ushtruar me ngarkesë të plotë, bashkë me gjithë të tjerët.
Javën e kaluar kapiteni i Zvicrës kishte telashe me muskujt aduktorë. Për këtë gjatë kësaj jave ka stërvitur i vetëm. Por jo të premten.
Ndeshja e Zvicrës me Anglinë zhvillohet të shtunën prej orës 18:00.