Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, thotë se është i bindur që ekipi i tij do të përfundojë në top-katërshe sivjet.
“Topçinjtë” kanë mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve pas fitores 2 me 0 ndaj Manchester Unitedin, me Xhakën që shënoi golin e parë.
Në sezonin e parë në Angli, Xhaka i transferuar nga Borussia Monchengladbachu, u kritikua për shkak të dy kartonëve të kuq dhe rekordet e tij të zeza sa i përket disiplinës.
“Në futboll ju kritikoheni kur ndëshkoheni. Është stili im i lojës dhe askush nuk mund ta ndryshojë. Edhe nëse marr edhe një karton të kuq, kjo ndodh. Ju gjithmonë mësoni, dhe që nga kartoni i fundit, gjërat janë përmirësuar”, ka thënë ai për gazetarët, transmeton Koha.net.
“Kemi pasur sezon të vështirë, por jam i bindur që në vitët në vijim do të tregojmë fytyrën tjetër. Kemi gjithmonë shpresë që të përfundojmë në top-katërshe, shpresa vdes e fundit. Na duhet fat, por nëse fitojmë katër ndeshjet e radhës, jam i bindur se mund t’ia dalim”, ka shtuar më tej mesfushori prishtinas.
Arsenali, që është gjashtë pikë prapa top-katërshes me një takim më pak të zhvilluar, deri në fund të sezonit do të përballet me Southamptonin, Stoken, Sunderlandin dhe Evertonin.
-
Xhaka e sheh Arsenalin fitues të Premier Leagues
-
Xhaka ende beson se Arsenali mund ta fitojë titullin
-
Xhaka nuk shqetësohet, thotë se Arsenali e ka në duar fatin e titullit
-
Xhaka beson në titull, por kërkon suksesin edhe Kupën FA
-
Xhaka synon me paraqitje të mira ta fitojë sërish respektin e tifozëve