Sport

Xhaka grumbullohet me Zvicrën, i gatshëm për ndeshjen në Serbi

Granit Xhaka ishte i fundit që iu bashkua Zvicrës në kampion përgatitor për ndeshjet kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Por, Xhaka dukej në disponim të mirë. Ai u shoqërua për në hotel nga vëllai i madh, Taulant Xhaka dhe babai Ragipi.

Taulanti vite më parë u paraqit në Beograd të Serbisë me fanellën e Shqipërisë. Ajo ndeshje pati përfunduar për shkak të përleshjes në fushë. Zvicra të hënën është grumbulluar për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024.

Të shtunën luan ndaj Bjellorusisë në Novi Sad të Serbisë, kurse më 28 mars e pret në Gjenevë përfaqësuesen e Izraelit.

Mesfushori i Arsenalit pritet të jetë shqiptari i vetëm që do të paraqitet për Zvicrën në ndeshjen në Serbi.

Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri mungojnë shkaku i lëndimeve. Me Zvicrën në grupin I janë edhe Kosova, Rumania dhe Andorra.