Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka flet për përballjen e mundshme Zvicër – Kosovë

Shumë të vështirë e konsideron një përballje të mundshme në futboll mes Kosovës e Zvicrës, ylli shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka.

Në një konferencë për media para përballjes miqësore Xhaka-Rashica, ylli i Arsenalit është pyetur se si do të ndihej nëse një ditë ai do të duhet të luajë me Zvicrën kundër Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Teksa ka thënë se është tejet krenar me kombëtaren e Kosovës dhe sukseset e saj, Xhaka ka thënë se edhe në kombëtaren e Zvicrës ndihet si me qenë në Kosovë pasi ka shumë shqiptarë.

“Unë gjithmonë pushimet gjithmonë i bëj këtu. Ndihem shumë mirë kur vi këtu. Kam shumë shoqëri. Kënaqna, dhe prapë nisi sezonin me klub e kombëtare. Vetë do të jem prezent në ndeshjen Angli – Kosovë. Jam shumë, shumë krenarë me këta shokë, djem. Shanset janë shumë të mira për kualifikim në Evropian. Shpresoj se mund ta arrijnë atë qëllim. Ka qenë ndjenjë shumë e vështirë kundër Shqipërisë, sidomos kundër vëllait. Në rast me Kosovën është shumë vështirë të përgjigjem. Prindërit i kam këtu, kam lind atje, por e ndiej veten si shqiptar. Të luash kundër Kosovës duhet të jetë ndjenjë e veçantë, por e kemi detyrë të luajmë e siç thamë më herët, më i miri të fitojë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.