Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka falënderon tifozët për përkrahjen në Katar, premton rikthim të fuqishëm

Granit Xhaka feston me fanelle te Ardon Jasharit

Pas ditë pas eliminimit nga Kupa e Botës “Katari 2022”, Granit Xhaka ka reaguar në Instagram.

Nëpërmjet një postimi të premten, Xhaka ka falënderuar të gjithë tifozët për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë Zvicrës gjatë turneut të Katarit.

Zvicra u eliminua në 1/8 e finales, pasi u mposht nga Portugalia me rezultatin 6:1. Për Zvicrën, kjo ishte humbja e dytë në katër ndeshje të luajtura, ku regjistroi edhe dy fitore.

“Nganjëherë futbolli dhemb. Jam shumë i mërzitur që Botëror për ne përfundoi në këtë mënyrë. Por, dua t’iu falënderoj të gjithëve për përkrahjen e madhe gjatë turneut, që do të thoshte shumë për ne. Do të japim gjithçka nga vetja për t’u rikthyer më të fortë”, ka shkruar Xhaka.

Ai ishte kapiten i Zvicrës dhe i pazëvendësueshëm në katër ndeshjet e luajtura. Krahas Xhakës, pjesë e Zvicrës ishin edhe Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari.