Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka emocionon bashkëlojtarët me video-mesazh

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, nuk do të jetë i pranishëm për duelin kundër Italisë, por ai u ka dërguar bashkëlojtarëve mesazh emocionues.

Xhaka do t’i mungojë Zvicrës të premten në takimin në udhëtim tek Italia dhe në shtëpinë e vet të hënën kundër Bullgarisë. Të dyja duelet do të jenë të rëndësishme për kualifikim në Botëror.

“Ju e dini çfarë duhet të bëni të premten. Tashmë kemi arritur shumë gjëra së bashku, kemi zhvilluar ndeshje të mëdha. Ne e dimë se mund t’u shkaktojmë probleme, madje edhe ti mposhtim. Do ta keni mbështetjen tonë gjithmonë. Çdo të mirë dhe shpresoj të shihemi së shpejti”, ka thënë ndër të tjerash Xhaka në video-mesazhin e tij.

Zvicra në Grupin C është në pozitën e dytë me 14 pikë por me goldallim më të dobët se Italia lidere që ka po aq pikë dhe lufta është për vendin e parë që dërgon direkt në Katar vitin tjetër. Vendi i dytë e siguron vetëm plejofin.