Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka e Shaqiri ftohen nga Zvicra

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë ftuar te Përfaqësuesja e Zvicrës për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve që zhvillohen në fund të këtij muaji.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin të premten ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar. Ai për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Çekisë, ka ftuar 24 futbollistë.

Zvicra do të përballet me Spanjën në udhëtim më 24 shtator, ndërsa më 27 shtator e pret Përfaqësuesen e Çekisë, në kuadër të Grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Pas katër ndeshjeve të luajtura deri më tani në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve, Zvicra ka tubuar tri pikë dhe zë vendin e fundit në grup.

Prin Spanja me tetë pikë të mbledhura, e ndjekur nga Portugalia me shtatë dhe Çekia me katër sosh.

Artikuj të ngjashëm