Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi: Vështirë ta fitojmë La Ligan

Barcelona po kalon një seri pozitive këtë sezon, ku ka katër fitore në katër ndeshjet e fundit në La Liga.

Por, pavarësisht formës së mirë të ekipit, trajneri Xavi Hernandez ka përjashtuar mundësinë që këtë edicion të luftohet për titullin e kampionit.

“Të fitosh La Ligan është shumë e vështirë, njësoj e vështirë do të mbetej edhe nëse fitojmë ndeshjen e radhës në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi duhet të humbasë 3-4 ndeshje, ndërkohë që ka humbur vetëm dy deri në këtë fazë të kampionatit. Nuk mund të jemi kaq optimistë, e dimë se është shumë e ndërlikuar”, deklaroi Xavi.

Barcelona pas 27 ndeshjeve në La Liga renditet në pozitën e tretë me 51 pikë. Real Madridi është lider me 63 sosh.