Xavi Hernadnez është duke e synuar edhe rikthimin e Thiago Alcantaras në “Camp Nou”, ka shkruar të shtunën “Sky Sport”, “Liverpool Echo” dhe “Diario AS”.
30-vjeçari aktualisht është lojtar i Liverpoolit në Premier League.
Thiago iu bashkua Liverpoolit nga Bayern Munichu në verën e vitit 2020, por karriera e tij nuk ishte siç pritej te “të kuqtë” e drejtuar nga Jurgen Klopp.
Xavi e sheh Alcantaran si futbollist shumë të vlefshëm, ani pse në mesfushë, Barcelona ka lojtarë si Frenkie de Jong, Nico, Gavi dhe Pedri.
Thiago është akademi e Barcelonës, ndërsa u largua nga kjo skuadër në vitin 2013-të, për t’iu bashkuar ekipit të Pep Guardiolës në atë kohë, Bayern Munichut.
E ka fituar Kampionatin Evropian U21 me Spanjën. Ka shtatë tituj në Bundesligë me Bayernin dhe Ligën e Kampionëve po ashtu, të fituar në vitin 2020.