Thiago Alcantara ka gjasa të mëdha të rikthehet te Barcelona vitin e ardhshëm. “Mundo Deportivo” ka njoftuar të hënën se Barcelona po e kërkon huazimin e Thiagos gjatë afatit kalimtar të janarit. Është trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ai që po insiston në huazimin e tij, pasi po e sheh si përforcim të rëndësishëm për mesfushën.
Bëhet e ditur se Barça tashmë ka nisur negociatat me Liverpoolin për huazimin e mesfushorit deri në fund të sezonit. Edhe Thiago është i gatshëm të kthehet te Barcelona për të punuar me Xavin, të cilin dikur e kishte bashkëlojtar.
Thiago këtë edicion ka vetëm shtatë paraqitje te Liverpooli dhe një asistim. 30-vjeçari iu bashkua Liverpoolit vitin e shkuar nga Bayerni dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2024. Thiago u largua nga Barcelona në vitin 2013.