Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thiago nuk largohet nga Liverpooli

Mesfushori Thiago Alcantara nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli. Ai është i vendosur ta respektojë kontratën me ekipin anglez, përkundër spekulimeve të fundit që e lidhin mesfushorin me një kthim të mundshëm te Barcelona.

Thiago iu bashkua Liverpoolit vitin e shkuar nga Bayerni dhe ka kontratë deri në vitin 2024.

Ai këtë sezon ka tetë paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat. “Unë luaj futboll dhe nuk jam i shqetësuar me spekulimet për të ardhmen time. Unë kam kontratë me Liverpoolin, të cilën dua ta respektojë. Po ashtu, në Angli kam ardhur për të fituar sa më shumë trofe”, është shprehur Thiago 30-vjeçar.

Artikuj të ngjashëm