Jules Kounde është objektiv i Barcelonës për fazën e mbrojtjes.
Edhe dëshira e futbollistit të Sevillas është që të kalojë në “Cam Nou”.
Duke e parë situatën, trajneri i Barçës, Xavi Hernandez, nuk ka dashur të flasë për Kounden.
“Nuk mund të them asgjë. Klubi po punon për të përforcuar ekipin. Por nuk mund t'i përmend lojtarët që nuk i kemi në ekipi. Do të shohim dhe nëse duhet të bëjmë një njoftim zyrtar, do ta bëjmë në kohën e duhur. Por për momentin nuk mund të them asgjë tjetër”, deklaroi Xavi.
Për Kounden ka shfaqur interesim edhe Chelsea.