Barcelona ka vazhduar me fitore në fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Barça mposhti 3:0 skuadrën e Real Madridit në Arlington të Teksasit, të shtunën mbrëma.
Ousmane Dembele në minutën e 15-të, Fermin Lopez në minutën e 85-të dhe Ferran Torres në minutën e parë të shtesës, shënuan golat e fitores për “blaugranan”.
Për Realin, penallti humbi Vinicius Junior në minutën e 20-të.
Pavarësisht fitores, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve.
“Rezultati është paksa mashtrues. Nuk duhet të kemi shumë vetëbesim. Rezultati është shumë i favorshëm por kjo nuk do të thotë se luajtëm ndeshje të madhe. Ishte ndeshje shumë e barabartë, në të cilën Reali po ashtu krijoi shumë raste. Ka shumë gjëra që duhet përmirësuar”, deklaroi Xavi pas ndeshjes.
Edhe
Barça “shkatërron” Realin
Pesë shtylla u qëlluan gjithsej në “AT&T Stadium”.
Barcelona ndeshjen e fundit e luan kundër Milanit në Las Vegas më 2 gusht, ndërsa Reali luan kundër Juventusit në Orlando, një ditë më pas.