Rikthimi i Xavi Hernandezit te Barcelona është konfirmuar të shtunën, me ish-klubin që do ta zëvendësojë Ronald Koemanin, shkruan “Associated Press”.
Xavi pritet të jetë në krye të “blaugranas” në tri vitet e ardhshme.
41-vjeçarit iu dha leja për t’iu ribashkuar Barcelonës, pasi gjigantja nga Katalonja pranoi ta paguante të premten klauzolën e lirimit të kontratës që Xavi e pati me skuadrën nga Katari, Al Sadd.
Xavi Hernandez, i cili luajti 779 ndeshje për Barcelonën dhe i fitoi 25 trofe, pritet të prezantohet në “Camp Nou” të hënën.
Ish-reprezentuesi i Spanjës e la Barçën në vitin 2015 për ta përfunduar karrierën si futbollist te skuadra Al Sadd, aty edhe ku u bë trajner më pas.
Artikuj të ngjashëm