Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, pret që skuadra e tij të paraqitet denjësisht në derbin ndaj Real Madridit.
Xavi beson se forma e mirë në të cilën është duke kaluar skuadra e tij do të shërbejë edhe në “El Clasico”.
“Kemi ardhur në një moment të mirë të formës. Ne kemi një mentalitet pozitiv dhe fitues. Ne duam të tregojmë se mund të konkurrojmë në Bernabeu. Është një El Clasico dhe ne duam të fitojmë, por presioni është te Real Madridi”, deklaroi Xavi.
“El Clasico” luhet të dielën në “Santiago Bernabeu” nga ora 21:00.